Jose Mourinho lavdëron Cityn dhe Guardiolan

“Manchester City skuadër e madhe, Pep Guardiola trajner i madh”, këto janë vlerësimet që bën Jose Mourinho një ditë para derbit të Mançesterit.

Manchester United nesër në “Old Trafford” pret Manchester Cityn, dhe për Jose Mourinho kjo është përballja e parë me Pep Guardiolan, në Premierligë.

Të dy këta trajner këtë verë kanë marrë drejtimin e skuadrave nga qyteti i Mançesterit.

“Ata janë një ekip i mirë. Ata ishin një ekip i mirë edicionin e kaluar, ishin të mirë para dy sezoneve, para tre sezoneve, para katër sezoneve, ndoshta janë të mirë që nga koha e ardhjes së pronarëve të rinj”, deklaroi Jose Mourinho.

“Kanë një skuadër shumë të mirë, kanë edhe një trajner shumë të mirë”.

ne-men-620x358

Temat
BotëSport

Të afërta