Januzaj kërkon fitoren e parë me Sunderlandin në Premierligë

Sunderlandi të hënën në “Stadiumin e Dritave” pret Evertonin, në kuadër të xhiros së katërt të Premierligës.

Anësori i Sunderlandit, Adnan Januzaj, në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, ka deklaruar se shpreson që të hënën, të arrijnë fitoren e parë në Premierligë, ndaj Evertonit.

“Shpresojmë që të hënën të arrijmë fitoren e parë të sezonit ndaj Evertonit, që “Stadiumin e Dritave” ta bëjmë edhe më të mirë”, ka deklaruar Januzaj, përcjell Lajmi.net.

Januzaj këtë afat kalimtar iu bashkua në huazim Sunderlandit për një edicion nga Manchester Unitedi.

Temat
BotëSport

Të afërta