Horoskopi ditor, 9 shtator 2016

Dashi 21/3 – 20/4

Karriera dhe dashuria janë në një ekuilibër perfekt ditën e sotme. Beqarët do kenë takime interesante nga të cilat mund të përfitojnë për të ndryshuar edhe statusin. Financat do vijnë duke u përkeqësuar.

Demi 21/4 – 21/5

Sot do të përjetoni emocione të mira nuk keni pse të shqetësoheni. Beqarët nuk duhet të tregohen të ndrojtur në takimet që do kenë. Në planin financiar ka përmirësime.

Binjakët 22/5 – 21/6

Është mirë sot t’i kushtoni rëndësi shëndetit dhe qetësisë shpirtërore. Jeni në ankth për një situatë me partnerin/en. Beqarët nuk do e kenë mendjen te dashuria sot. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Planetët gjenden në harmoni sot në shenjën tuaj për ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Beqarët do realizojnë takime interesante. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.

Luani 23/7 – 21/8

Fjalët do të ndikojnë shumë sot në rrjedhën e gjërave për çiftet. Beqarët do kenë një ditë rutinë, asgjë interesante nuk do ndodhë për ta. Financat do i keni gjatë gjithë kohës nën kontroll.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Sot do të merreni me punët e shtëpisë. Beqarët nuk duhet të mbyllen në vetmi, por të pranojnë takime dhe të përfitojnë. Në planin financiar nuk ka probleme.

Peshorja 24/9 – 23/10

Edhe pse sot jeni shumë të stresuar për një problem me partnerin/en, do të arrini të mbani nën kontroll emocionet tuaja. Beqarët nuk do mundin që të nisin një lidhje. Në planin financiar do hasni probleme.

Akrepi 24/10 – 22/11

Sot do të pendoheni për diçka që i keni bërë partnerit/es. Beqarët më në fund do takojnë personin e ëndrrave dhe mund të nisin një histori dashurie. Në planin financiar çdo gjë varet nga menaxhimi juaj.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Sot do të keni një ditë të mbushur me emocione ju që gëzoni një marrëdhënie dashurie. Partneri/ja do ju ketë gjithë kohës në vëmendje. Beqarët duhet të tregohen realistë. Në planin financiar nuk ka ndryshime.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Një udhëtim pune do të dalë më i frytshëm nga sa e mendonit. Beqarët pavarësisht se nuk do jenë të fokusuar te dashuria, nuk do mund t’i shpëtojnë asaj. Në planin financiar parashikohen probleme.

Ujori 21/1 – 19/2

Sot do të ndiqni zemrën në të gjitha vendimet që do të merrni. Edhe mund të gaboni, duhet të zgjidhni me shumë arsye. Beqarët do kenë takime të njëpasnjëshme.

Peshqit 20/2 – 20/3

Intuita ju çon të mendoni një zgjidhje të shpejtë për një problem që do të dalë sot në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët, nuk do e ndjejnë veten gati për ndryshime. Situata delikate për financat.

Temat
Fun

Të afërta