Gara për sekretar të OKB-së, ja ku gjendet Jeremiqi

Kandidati i Serbisë për sekretar të përgjithshëm të OKB-së, Vuk Jeremiq, ka marr vendin e tretë në raundin e trete joformal në garën për zëvendësuesin e Ban Ki-moon-it.

Ish-ministri i jashtëm i Serbisë, ka fituar nëntë vota pozitive, katër negative dhe dy të padefinuara, gjë që është rezultati i tij më i miri në katër raunde.

Sipas burimeve të B92, vendin e parë e ka kandidati portugez, Antionio Guterres me 12 vota pozitive, dy negative dhe një neutrale, ndërsa në vendin e tretë është kandidati sllovak, Miroslav Lajcak (10-4-1).

Pas Jeremiqit është vendosur kandidati nga Maqedonia, Srdjan Kerim (8-7-0), Susana Malcorra (7-7-1) nga Argjentina, Irina Bokova nga Bullgaria, Danilo Turk nga Sllovenia, Helen Clarck nga Australia, Christiana Figueres nga Kosta Rika dhe Natalia Gherman nga Moldavia.

Temat
Botë

Të afërta