Eksperiment social: A mund ta bëjnë dallimin mes iPhone 6 dhe 7 qytetarët (Video)

Është ky Jimmy Kimmel producent dhe intervistues, e këtë herë doli rrugëve të qytetit për një çështje mjaft “in” në kohët e fundit, pra është fjala për iPhone 7.

Në rrugë, ai ndalte vetëm përdoruesit e iPhone, për t’i pyetur nëse donin të provonin iPhone-in e ri, iPhone 7 i cili ende nuk është në treg për shitje, transmeton lajmi.net.

Me këtë rast, njëri merr iPhone-in e tyre aktual, i pastron dhe u vë mbështjellës të ri, përderisa ata janë duke u marrë ende në pyetje dhe nuk e vërejnë një gjë të tillë.

E kur u japin përsëri iPhone-in e tyre, që ata pandehin të jetë një i ri, pra iPhone 7, ata mahniten prej tyre, duke mos e kuptuar fare që në duar kanë iPhone-in e tyre.

Kur pyeten nga intervistuesi si si ju duket iPhone 7, ata japin përgjigje të pabesueshme.

Përgjigjet e tyre janë tepër reale, si: Më i hollë, më i bukur, shkëlqen më shumë, më i lehtë, më i lëmuar e shumë përgjigje tjera, por që në fakt në duar kanë iPhonin e tyre.

Hidhni një sy videos dhe shihni reagimet e tyre qesharake, që e besojnë se në duar kanë iPhone 7 i cili ende nuk është në shitje.

Temat
FunTeknologji

Të afërta