Do të qesheni me deklaratën e Mourinhos për Man Cityn

Jose Mourinho ka befasuar duke thënë se mungesa e sulmuesit Sergio Aguero do ta bëjë edhe më të vështirë derbin e qytetit kundër Manchester Cityt.

Manchester United ndeshet me Manchester Cityn të shtunën në derbin e qytetit.

Por, “Citizens” do të paraqiten pa sulmuesin kryesor, Sergio Aguero.

Argjentinasi, 28-vjeç, është dënuar me tri ndeshje moslojë për sjellje të dhunshme në fitoren 3:1 ndaj West Ham.

Aguero ka realizuar tre gola në tri ndeshjet e para të sezonit në Premierligë.

Megjithatë, Mourinho beson se mungesa e Agueros do ta bëjë edhe më të vështirë ndeshjen kundër Manchester Cityt.

“Ai nuk do të luajë dhe ata kanë opsione të mrekullueshme”, deklaroi Mourinho, përcjell “Lajmi.net”.

“Do të jetë edhe më e vështirë. Kur Sergio Aguero është në dispozicion, ai luan, ne e dimë formacionin e tyre”, u shpreh strategu i “Red Devils”.

Mourinho theksoi se njëri mes Kelechi Iheanacho, Raheem Sterling ose David Silva mund të luajë si “numër nëntë i rremë” në derbin e qytetit në “Old Trafford”.

Temat
BotëSport

Të afërta