Bebe Rexha shkund Tiranën (Foto/Video)

Ashtu siç u kishte premtuar më herët fansave përmes rrjeteve sociale, Bebe Rexha ka ndezur Tiranën në koncertin e saj “live”, mbajtur në sheshin “Nënë Tereza” të premten në mbrëmje.

Këngëtarja 26-vjeçare me origjinë shqiptare është pritur nga qindra fansa, të cilët kënduan bashkë me të hitet e saj më të njohura.

Bebe Rexha performoi “Take me home” e veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar kuq e zi, ndërsa nuk harroi të përshëndeste fansat në gjuhën shqipe.

1473454259_bebe-mbulim_1

“Mirëmbra shqipe, jam në shtëpi. Ju dua shumë, faleminderit shumë. Unë jam shqiptare se unë jam dibrane dhe s’e di si i thoni në gjuhën letrare”, tha ajo, shkruan Top Channel.

“I can’t stop drinking about you” dhe “Hey mamma” ndezën edhe më shumë atmosferën në sheshin “Nënë Tereza”.

1473454268_bebe-mbulim_2

Krahas Bebe Rexhës, i ftuar special i mbrëmjes ishte edhe DJ me famë ndërkombëtare Fatboy Slim, i cili miksoi disa nga hitet e tij më të njohura.

1473454339_bebe-mbulim_5

#beberexha

A video posted by Tirane,Albania (@eno_hysi) on

#welcomehome #beberexha

A video posted by Adriatik Hani (@adriatik_hani) on

#beberexha #live #telekom #BashkiaTirane #Tirana #Albania @beberexha

A video posted by Gent Onuzi 📷 (@gentonuzi) on

Temat
Showbiz

Të afërta