Analistët paralajmërojnë: Nëse ISIS shpërbëhet, bota do të ketë një problem të tmerrshëm, ja pse

Analisti, Martin Chulov në një analizë të tij për gazetën ‘The Guardian’, shpjegoi se çfarë pasoja do të kishte bota në qoftëse ISIS do të shpërbëhej.

Shteti Islamik, sipas mediave kryesore të botës, është duke përjetuar ditët më të këqija deri tani.

Tani në luftë kundër xhihadistëve janë përfshirë fuqitë perëndimore, duke përfshirë edhe Turqinë dhe Rusinë, kjo organizatë terroriste famëkeqe shpejt është duke humbur territorin e pushtuar në Irak dhe Siri, transmeton lajmi.net.

Të detyruar pas humbjes u larguan nga Falluxha dhe vetëm pak kohë sa ata vuajtën për humbjen e madhe, ata u përballën edhe më një humbje tjetër në Mosul, një nga bastionet e saj më të mëdha.

Sipas vlerësimeve që ka bërë ISIS, që nga themelimi i tij ka humbur mes 35 nga 50 mijë luftëtarë sa kishte. E gjithë kjo për shkak të kontrollit të rreptë të kufinjëve nëpër gjitha shtete e botës, duke i pamundësuar kështu shkuarjen në Irak dhe Siri.

35e8ae2c00000578-0-image-a-17_1467726046952-768x439

Ata po ashtu rrezikojnë edhe nga kolapsi ekonomik – rënia e tregtisë së naftës.

Gazetari i ‘The Guardian’ beson se ISIS nuk mund të ketë shpërbërje të plotë. Ai pohon se anëtarët e ISIS nuk mërziten për sakrificën e mijërave luftëtarëve në vijën e frontit, qëllimi i tyre ishte mos humbja e territorit dhe vazhdon të jetë, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, përderisa njerëzit besojnë në atë që predikojnë klerikët radikalë, ISIS vazhdon të jetë i fortë.

Megjithatë, ekspertët perëndimorë dhe analistët, paralajmërojnë për një problem shumë më të madh – faktin që në të gjithë Evropën ka qindra, në mos mijëra, pasues besnikë të ISIS-it.

Nga ata ishin sulmet në Paris dhe Bruksel, të kryer pikërisht nga njerëzit e Francës dhe Belgjikës, të cilët u trajnuan në qelizat famëkeqe të Sirisë. Objektiv kryesor i të cilëve është të mbjellin terror dhe kaos në mbarë botën.

libija-3-768x478

Analistët perëndimorë janë të bindur se qindra pasues të ISIS-it janë kthyer në Evropë, të cilët janë duke pritur udhëzime nga Raka, apo fortesa e tyre.

“Prandaj, të shikohet në thelb është i parëndësishëm territori që e humbet ISIS-i. Tani kërcënimi është shumë më i madhe se sa para një viti”, thotë analisti i ‘The Guardian’.

“Udhëheqësit janë shumë të zgjuar, ata kanë edhe plane rezerve për këtë situatë. Nuk duhet harruar se ata investojnë shumë në njerëz që i dërgojnë në Evropë dhe nuk do të përfundoj e gjithë historia e tyre shumë shpejt. Sa do që ata humbin, do të kthehen një ditë”, thotë një burimi për ‘The Guardian’ nga Rake.

Temat
Botë

Të afërta