A do të jetë ftohtë edhe në fundjavë? Tregon IHMK

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton për motin që do të mbajë në vend gjatë fundjavës dhe javën e ardhshme.

Sipas këtij institucioni, mot i vranët dhe me intervale me diell do të karakterizojë vendin gjatë këtyre dy ditëve të vikendit.

“Vranësirat gjatë ditës nuk do të jenë stabile, kështu që vende-vende do të shoqerohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të mbetet në vlerat e normales me tendencë të rritjes në ditët në vijim. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, bëhet e ditur nga IHMK.

Tutje, thuhet se sipas parashikimeve numerike, sinoptike dhe radarike kjo gjendje bllokuese e presionit nga pasditja e së dieles dalëngadalë do të zhvendoset nga vendi ynë, duke krijuar mundësi që masat e ajrit me presion të lartë të mbizotrojnë mbi vendin tonë për të krijuar kushte që java e ardhshme të ketë temperatura pak sa ma të larta, kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.

Temat
LajmeVend

Të afërta