Fat shumë i keq për Real Madridin dhe Atletico Madridin.
Dy klubet spanjolle kishin dërguar ankesa pas bllokadës së merkatos deri në vitin 2018 nga FIFA.
Megjithatë, institucioni drejtues i futbollit botëror ka vendosur që t’i refuzojë ankesat e dy Realit dhe Atleticos, duke e lënë në fuqi vendimin, raporton faqja e gazetarit italian Gianlucia Di Marzio.
FIFA kishte sanksionuar dy klubet nga Madridi për shkak të parregullsive lidhur me transferimin e futbollistëve të mitur.