RDK e Prishtinës godet Shpend Ahmetin: Merru me argumente dhe prova, jo me motivet e tua të ulëta

Rinia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së Shpend Ahmetit rreth çështjes së autobusëve, ku kanë thënë se Ahmeti po tenton t’i fshehë keqpërdorimet e tij.
Në vazhdën e reagimeve, RDK ka shkruar një sërë pyetjesh për Shpend Ahmeti, për të cilat thonë se ai nuk mund të kundërshtojë e as nuk mund të demantojë.

“A është shpifje që Nënkryetari i partisë tënde VV dhe Nënkryetari i Komunës së Prishtinës ka qenë Kryesues i komisionit për hapjen dhe vlerësimin e tenderëve dhe kjo është shkelje e rënd e ligjit të prokurimit publik?”, pyet RDK Shpend Ahmetin.

Neni nga rregullat e prokurimit të BERZH’it:

“Përgjegjësia e klientit 2.8 – Klientët janë përgjegjës për zbatimin e projekteve të financuara nga Banka, duke përfshirë të gjitha aspektet e prokurimit nga faza e planifikimit përmes dhënies së kontratave, si dhe administrimin e vetë kontratave. Banka mund të këshillojë dhe të ndihmojë klientët në procesin e prokurimit dhe të zhvillimit institucional për projekte të caktuara, por nuk është palë në kontratat e realizuara. Të drejtat dhe detyrimet e klientit vis-a-vis ofertuesit për mallrat, punët dhe shërbimet që do të dërgohen për projektin do të rregullohen nga dokumentet e tenderit të lëshuar nga klienti dhe jo nga këto “Politikat dhe Rregullat”. Tenderi përfshin dokumente, në masën adekuate.

“A është shpifje që ju nuk e keni vendos Flamurin e Republikës së Kosovës në tavolinë gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje ?

A është shpifje që keni paralajmëruar ngritjen e çmimit të biletës për trafikun urban ?

A është shpifje instrastuktura katastrofike dhe kaosi urbanistik në Prishtinë ?

A është shpifje që ke qenë në krye të protestave shkatërruese të Kryeqytetit ?

A është shpifje që nuk e keni publikuar kontratën për blerjen e autobusëve?”, kanë pyetjet e RDK për Shpend Ahmetin.

“Shpend Ahmeti je Kryetar dhe ke përgjegjësi, merru me argumentim dhe prova, jo me motivet e tua të ulëta”, shkruan në komunikatë.

Temat
LajmeVend

Të afërta