Putin njeh vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi, kërkon që kjo t’i njihet edhe Krimesë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se Perëndimi në rastin e Krimesë mohon të drejtën e popullit për vetëvendosje, derisa në shembullin e Kosovës bën thirrje për respektimin e vullnetit të popullit.

Putin për Bloomberg ka thënë se asgjë nuk mund të bëhet kundër vullnetit të popullit, duke shtuar se disa nga partnerët rus këtë e shikojnë me mirëkuptim, transmeton lajmi.net.

“Kur përmendet Krimeja, tentojnë që mos ta vërejnë se ky është vullnet i popullit që jeton në Krime – ku 70 për qind e tyre janë rus etnik, kurse të tjerët e flasin rusishten si gjuhë të nënës. Ata kërkojnë t’i bashkohen Rusisë. Në një vend, Kosovë, ju mund të përdorni vullnetin e popullit, por jo edhe këtu. Këto janë lojëra politike”, ka thënë Putin.

Temat
BotëLajme

Të afërta