Puthja e prezantuesve shqiptarë, reagon aktori i njohur (Foto)

Julian Deda ka reaguar ndaj dy prezantuesve të Fiks Fare, të cilët u puthën me njëri-tjetrin.

Puthja mes tyre ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa në këtë çështje janë inkuadruar edhe emrat e njohur.

devi

“Dy çuna që puthen në buzë vetëm për t’u bërë të famshëm, vetëm për të fituar pak audience për një emision televiziv, mund t’i quash ose të përdorur deri në fyerje ose mediatikisht të mjerë”.

“Nuk fitohet popullariteti duke i futur llapën shokut, më besoni për këtë. Ai fitohet me seriozitet dhe mbi të gjitha me shumë, shumë djersë të derdhur në punë”.

“Ju lutem shumë o çuna, mos lejoni askënd, as drejtorët, as pronarët qe t’ju përdorin në këtë mënyre. Është gjynah, që njerëzit që kanë lekun të mendojnë për aktorët se janë ca budallenj, me të cilët mund të bësh gjithçka vetëm për pak audiencë.

“Mos ia lejoni vetes një gjë të tillë, nuk është nevoja. Publiku u do më shumë nëse i dilni përpara me personalitet dhe pa hile”, shkruan në postimin e Dedës.

Temat
Showbiz

Të afërta