PDK: Shpendi shkeli ligjin e prokurimit me emërimin e Sejdiut kryesues për vlerësimin e tenderëve

PDK e Prishtinës dhe kryetari Shpend Ahmeti nuk janë duke i ndalur akuzat ndaj njeri-tjetrit. PDK e akuzon Shpendin për parregullësi në tenderin autobusëve. Ahmeti i konsideron shpifje deklaratat e PDK-së.

Fillimisht, zyrtarë të PDK-së kanë dal gjatë ditës së sotme në një konferencë për media dhe e kanë akuzuar kryetarin Ahmeti për parregullësi dhe shkelje të ligjit lidhur me tenderin e autobusëve të rinj për “Trafikun Urban”. Ahmeti deklaratat e PDK-së i ka quajtur gënjeshtra, por PDK ka reaguar persi

Reagimi i PDK-së

Shpend Ahmeti: A është shpifje që Nënkryetari i partisë tënde VV dhe Nënkryetari i Komunës së Prishtinës ka qenë Kryesues i komisionit për hapjen dhe vlerësimin e tënderëve dhe kjo është shkelje e rënd e ligjit të prokurimit publik?

Neni nga rregullat e prokurimit të BERZH-it “Client Responsibilities 2.8 Clients are responsible for implementing Bank-financed projects, including all aspects of the procurement process from the planning stage through the award of contracts, as well as the administration of the contracts themselves. The Bank may advise and assist clients in the procurement process and institutional development for specific projects but is not a party to the resulting contracts. The rights and obligations of the client vis-à-vis tenderers for goods, works and services to be furnished for the project will be governed by the tender documents issued by the client and not by these Policies and Rules. The tender documents will include, to the extent appropri”.

A është shpifje që ju nuk e keni vendos Flamurin e Republikës së Kosovës në tavolinë gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje ?

A është shpifje që keni paralajmëruar ngritjen e çmimit të biletës për trafikun urban ?

A është shpifje instrastuktura katastrofike dhe kaosi urbanistik në Prishtinë ?

A është shpifje që ke qenë në krye të protestave shkatërruese të Kryeqytetit ?

A është shpifje që nuk e keni publikuar kontratën për blerjen e autobusëve?

Shpend Ahmeti je Kryetar dhe ke përgjegjësi, merru me argumentim dhe prova jo me motivet e tua të ulëta.

Temat
Vend

Të afërta