Paraburgim të pandehurve për sulm ndaj policëve

Dega e Gjykatës Themelore në Kamenicë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj tre të pandehurve R. M., E. M. dhe B. F..

Të pandehurit në fjalë kanë sulmuar policët që kanë qenë me detyrë zyrtare për ruajtjen e vijës kufitare në fshatin Karaçevë, gjithashtu duke dashur t’i ikin veprës penale kanë fyer dhe grisur edhe uniformën zyrtare. Me këtë rast dyshohet se i pandehuri R. M. dhe E. M. kanë kryer veprën penale: bashkëkryerje dhe bashkëveprim në pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Ndërsa i pandehuri B. F. dyshohet se ka kryer veprën penale: sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. I gjithë materiali në këtë faqe është prodhim unik i KosovaPress, andaj KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale ndalohet rreptësishtë.

sulm-ndaj-policeve-650x358

Temat
Vend

Të afërta