Maliqi ironizon keq me Vetëvendosjen, i pyet se çfarë bari duan të hanë

Reagimet kundër Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë të ndalur. Deklaratat e tyre të fundit për Kosovën dhe bashkimin me Shqipërinë kanë zgjuar debat të ashpër madje edhe fyes kundrejt këtij subjekti.

Edhe publicisti i njohur Shkëlzen Maliqi, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje duke shpërndarë një citat të tyre në Facebook.

“Një citat nga fansat e VV: “Iraku dhe Venezuela dhe Vetëvendosja po e ruajnë Krenarin Kombëtare. Me mirë te hajm Bari, se sa ti nënshtrohemi Amerikës”, ka shkruar Maliqi në Facebook.

Por pyetja e tij ndaj Vetëvendosjes ishte kjo: “Pyetje: çfarë bari? Canabis sativa? Bari anglez? Apo bari nga vari i Enver Hoxhës?”, i është drejtuar ai Vetëvendosjes.

shkelzen-maliqi-650x358

Temat
Vend

Të afërta