Kim Jong Un ia “ngrin buzëqeshjen” popullit të tij

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un e ka ndaluar përdorimin e sarkazmës në biseda të përditshme.

Satira e drejtuar ndaj regjimit dhe kritikat në mënyrë të tërthortë ndaj udhëheqësve, nuk do të falën, njoftuan autoritetet.

Janë organizuar takime masive nga autoritetet qendrore të qeverisë, dhe janë përdorur për t’u bërë paralajmërimet. Këto organizime dhe takime masive janë bërë që mesazhi të arrinte në të gjitha nivelet e shoqërisë.

Pika e takimit ishte për të njoftuar publikun që të “mbante mbyllur gojën”.

Zyrtari i cili udhëhoqi takimin paralajmëroi qytetarët që të mos lejojë veten të “tërhiqen në armiqësinë e brendshme.”

Këto kushte të pushtetit nervozuan popullin i cili e ka kritikuar këtë vendimin duke paraqitu pakënaqësinë e tyre përmes grafikëve.

Parullat e grafikëve dhe shenjat e paraqitur sulmonin rëndë qeverinë dhe personalisht, Kim Jong Unin.

Temat
BotëLajme

Të afërta