E përbashkëta e Aurela Gaçes dhe Genta Ismajlit? (Video)

Materiali në vazhdim u dedikohet dy këngëtareve të njohura të skenës muzikore shqiptare, Aurela Gaçes dhe Genta Ismajlit. Se cila është e përbashkëta e këtyre dy këngëtareve, le ta shohim në vazhdim, raporton KTV.

Që të dy këngëtaret pas vetës kanë fansa të shumtë, të cilët e pëlqejnë muzikën e tyre. Vitet e shumta, gjatë të cilave Aurela Gaçe është në skenë, kanë bërë që ajo të ketë një bagazh të madh me shumë këngë, prezantime, pjesëmarrje në festivale, çmime të para, etj. “Fati ynë shpresë dhe marrëzi”, “Nata”, “Hape vetën” e “Origjinale” janë vetëm disa nga hitet e saj.

Nga ana tjetër, megjithëse Genta ka shumë më pak eksperiencë në muzikë sesa Aurela, edhe ajo ka arritur të fitojë simpatinë e një pjesë të mirë të audiencës. “Kthehu”, “Pranoje”, “Shkune tune”, “E kam provuar”, “Nuk dua tjetër” e “Guximi” janë hitet e Ismajlit.
E kur flasim për këto dy këngëtare, ato e kanë një të përbashkët. Që të dyja vlerësohen si këngëtaret më energjike të skenës shqiptare.

Kur ato janë në skenë, atmosfera është në maksimum dhe sikur as njëra, as tjetra nuk dinë të lodhën asnjëherë.
Jo kot, Aurela dhe Genta kishin pasur, kohë më parë, një performancë të përbashkët në një nga spektaklet në Shqipëri, ku në atë kohë edhe pse Gaçe ishte shtatzënë, kjo nuk e pengonte për ta shkundur skenën, bashkë me kolegen e saj nga Kosova.

Ndryshe, si Gaçe ashtu edhe Ismajli, gjatë verës së 2016-ës, nuk kanë publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, edhe pse janë aktive nëpër mbrëmje muzikore. Aurela Gaçe tani është në pritje edhe të fëmijës së saj të dytë.

Temat
Showbiz

Të afërta