Babai i Drake i qet në rrenë të birin dhe Rihannan, ja çka thotë për ‘lidhjen e tyre’ (Video)

“E dua Rihannan që kur isha 22 vjeç”, ishin fjalët bombastike që Drake ia dedikoi Rihannas e cila po i qëndronte karshi derisa ai po e shpallte fituese të çmimit ‘Vanguard Award’ në ‘MTV VMA’.

Ai moment kishte qenë zbulues misteri për romancën e këtyre dy artistëve të cilët për shumë kohë nuk deklaronin zyrtarisht nëse mes tyre ka diçka serioze apo janë vetëm miq të mirë, transmeton ORAinfo.

E përderisa bota e mori veten nga ai moment simpatik i dyshes, në anën tjetër Dennis Graham, i ati i 29 vjeçarit, ka thënë për ‘TMZ’ që i biri i tij dhe Rihanna nuk janë të lidhur.

I pyetur se çfarë mendimi ka për lidhjen e tëbirit ai ka thënë se ata nuk janë duke u takuar por që i lidh vetëm shoqëria.

Gazetari e kishte pyetur Graham se a ishte i lumtur që Drake më në fund ‘ishte rehatuar’ me vajzën që ai e donte aq shumë, ai ka thënë se ata vetëm njihen prej shumë kohësh dhe janë shokë shumë të mirë.

Në anën tjetër Rihanna dhe Drake janë parë shumë afër njëri –tjetrit si dhe janë fotografuar duke u puthur.

Lajmi i dhënë nga Dennis Graham po që do të jetë zemërthyes për adhuruesit e këngëtarëve mirëpo ende nuk është bërë zyrtare nëse ato janë fjalë të vërteta.

Temat
Showbiz

Të afërta