Aziz Salihu në spital, ka ndryshuar shumë (Foto)

Aziz Salihun e ka vizituar në spital kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Aziz Salihu nuk po kalon ditë të mira.

Legjenda e boksit është duke qëndruar në një spital të Stambollit, ndërsa gjendja e tij nuk duket e mirë, siç shihet edhe në këtë fotografi.

Salihun e ka vizituar në spital kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, së bashku me nënkryetarin Fatmir Makolli, por edhe zhytësi i njohur, Ismajl Kasumi, të shoqëruar nga vajza e Azizit, Monika, raporton Zëri.

Shpresojmë që “Zizi” ta kalojë këtë ‘betejë’ dhe t’i përmirësohet gjendja shëndetësore.

19-74

Temat
Sport

Të afërta