Ancelotti përfshinë futbollistin kosovar në listën e Champions League (Foto)

Një kosovar në listën e zgjeruar të Bayernit të Munichut për Ligën e Kampionëve.

Trajneri italian i bavarezëve, Carlo Ancelotti, e ka përfshirë Meritan Shabanin në listën B të skuadrës.

Kjo do të thotë që ai do të jetë gati në rast të ndonjë mungese nga lista A, përcjellë “Lajmi.net”.

Shabani, i cili me origjinë është nga Kosova, është vetëm 17-vjeçar dhe luan në rolin e mesfushorit.

Ai llogaritet si njëri ndër talentët më premtues në “Alianz Arena”.

meritan-shabani1-470x419

meritan_shabani_with_bayern_young_team

Temat
BotëSport

Të afërta