Festa e Bajramit po afron. Si për çdo rast tjetër të veçantë, duhet edhe për këtë festë duhet bërë shpenzime. Por më shumë se të tjerët, shpenzime bëjnë haxhilerët që po kryejnë një nga detyrimet e besimit islam, atë të shkuarjes haxhi, raporton lajmi.net.
Këtë vit shkuan 869 persona. Më i moshuari është i lindur në vitin 1929 e më i riu në vitin 2010.
Por përveç udhëtimit jetësor, ata i bashkon edhe diçka tjetër. Secili nga ta kanë paguar në llogarinë e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) si organizatore e këtij udhëtimi, nga 3.400 euro, raporton lajmi.net.
Resul Rexhepi nga Bashkësia Islame e Kosovës, para nisjes së hanxhinjve deklaroi se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë udhëtim.
“Nuk ka ndonjë risi sivjet, diçka që do të duhej të theksohej. Çmimet kanë lëvizur, por për shkak të gjendjes ekonomike ne nuk e kemi bërë këtë gjë”, deklaroi ai në Aeroport.
“Çmimi është aq sa ka qenë vitin e kaluar: 3400 euro për një haxhi, me aranzhman të plotë. Por këtë vit kemi bërë përpjekje që qëndrimin atje ta përmirësojmë sa më shumë”.
Por me një matematike të thjeshtë rezulton se hanxhinjtë nga Kosova, të gjithë bashkë, kanë paguar 2 milion e 924 mijë euro, raporton lajmi.net.
Këto para janë rrafsh për një herë më shumë se i tërë buxheti i komunës së Shtimes për vitin 2016 që i miratuar me 30 shtator 2015 nga Asambleja Komunale e kësaj komune, ishte 1 milion e 305 mijë e 745 euro.
Lajmi.net ka kërkuar në internet nëpërmjet faqeve që ofrojnë bileta udhëtimesh nga Prishtina deri në Mekë të Arabisë Saudite.
Çmimet e biletave ndryshojnë varësisht nga kompanitë e fluturimeve. Kështu, me e shtrenjta është Austria Airlines e më e lira është ‘Turkish Airlines’.
Nëse udhëtohet drejt mekës me kompaninë turke, atëherë në të dy drejtimet, bileta kushton 950 euro.
Sidoqoftë, pamundësia e gjetjes së të dhënave për çmimet e hoteleve ku flenë haxhilerët kosovarë e bën të pamundur të kuptohet e çfarë ndodhë edhe me 2.400 eurot e tjera që ata duhet të paguajnë për këtë udhëtim.
Lajmi.net ka tentuar të marrë përgjigje nga zyrtarët e BIK-ut por edhe disa imamë të tjerë në lidhje me këtë shpenzimet e udhëtimit drejt haxhit, por kjo ishte e pamundur.
Në BIK nuk përgjigjet askush e imamët e tjerë të kontaktuar hezitojnë të flasin.
