ZYRTARE: Xhaka me shokë s’kanë të drejtë të luajnë për Kosovën

FIFA ka sqaruar procesin e ndryshimit të kombëtareve apo përfaqësuesve për lojtarët kosovarë që luajnë nëpër ekipe tjera.

FIFA ka bërë të ditur se Granit Xhaka dhe futbollistët e tjerë të ekipit të Zvicrës dhe skuadrave tjera që kanë luajtur me ekipet e tyre pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA nuk kanë të drejtë të luajnë më për Kosovën.

“Byroja e Komitetit për Statusin e lojtarëve dëshiron të theksojë se lojtarët që nuk kanë përfaqësuar federatën e tyre të mëhershme pas 13 majit, 2016, data e pranimit të FFK-së në FIFA. Me fjalë tjera, ata nuk është dashur të zgjedhin të luajnë për federatën e mëhershme të tyre meqë kanë pasur mundësinë që të zgjedhin ekipet përfaqësuese të FFK-së”, thuhet në njoftimin zyrtar të FIFA-s.

Xhaka, Shaqiri, Behrami e të tjerë janë akuzuar se refuzuan mundësinë për të luajtur për Kosovën.

14281591_1328828897128428_1344671849_n-10

Temat
SportVend

Të afërta