Vokrri reagon pas përgjigjes nga FIFA

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka komentuar vendimin e FIFA-s, që lojtarët që kanë luajtur në Kampionatin Evropian, nuk mund të paraqiten për Kosovën.

Ai ka thënë se çdo herë kanë kërkuar që lojtarët ta bëjnë kërkesën e më pas të pritet vendimi i FIFA-s.

“Ne gjithnjë kemi kërkuar nga lojtarët që ta bëjnë kërkesën dhe më pas t’ia lëmë FIFA-s të vendos, pasi në të kundërtën FIFA nuk prejudikonte nëse kanë apo jo të drejtë për të zgjedhur Kosovën. Ata kërkonin nga ne që lojtarët ta bëjnë kërkesën, gjë që ata nuk e bënin”, tha Vokrri për Gazetën Olle.

FIFA tek sot sqaroi dilemën nëse kosovarët e Zvicrës dhe ata që luajtën me Shqipërinë në Evropian, nuk kanë të drejtë të luajnë me Kosovën, pasi Kosova ishte e pranuar para Evropianit.

Temat
Sport

Të afërta