Skandal pedofilie në Greqi, arrestohen 1 shqiptar dhe 3 grekë

Policia e Larisës në Greqi ka zbuluar një rrjet pedofilësh prej katër anëtarësh, tre grekë dhe një shqiptar, raportojnë mediat greke.

Kështu, katërshja e arrestuar akuzohet për përdhunimin për më shumë se dy javë të një 14-vjeçareje.

Kjo e fundit është mbajtur në një banesë në periferi të qytetit të Larisë dhe është gjetur në gjendje shoku.

Ndërkohë, mediat greke raportojnë se është edhe një person i pestë në kërkim, pronari i banesës.

Shqiptari i arrestuar është shtetasi Krenar Aliu, ky që shihni në foto. Ngjarja e tmerrshme ka tronditur mbarë opinionin publik në Greqi, raporton Panorama.

Temat
BotëLajme

Të afërta