Shikojeni çfarë bën Xhaka pas vendimit nga FIFA (Foto)

Granit Xhaka duket i relaksuar, pas lajmit nga FIFA se ai nuk kishte të drejtë loje për Kosovën, pas paraqitjes me Zvicrën në “Euro 2016”.

Granit Xhaka doli se e tregoi të vërtetën kur tha se nuk kishte të drejtë të luajë për Kosovën, pas pranimit të saj në UEFA e FIFA.

Mesfushori i ekipit të Zvicrës u mbështet edhe nga FIFA që njoftoi se futbollistët që kanë luajtur në ndeshje me karakter garimi me ekipet përkatëse, nuk mund ta ndërrojnë skuadrën duke luajtur për Kosovën, përcjell “Lajmi.net”.

Ndërsa, Xhaka ka publikuar një fotografi ku shihet i relaksuar teksa shoqërohet nga e fejuara e tij.

“Pas një ndeshje tejet të mirë, kthehem te e dashura ime”, ka shkruar Xhaka në Instagram.

1111-1

Temat
Sport

Të afërta