Nëna e shokuar në polici: Më përdhunuan vajzën 7 vjeç

Një nënë nga Korça është drejtuar e shokuar në polici. Ajo ka deklaruar se vajza e saj ka rënë viktimë e abuzimit seksual. A.K. 41 vjeçe nga Korça thotë se vajza 7­-vjeçare është abuzuar seksualisht 11 ditë më parë, por nuk e di autorin. Gjithsesi do të jenë hetimet ato që do zbulojnë ngjarjen e vertetë.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 06.09.2016, rreth orës 15:30, shtetasja A.K, vjeç 41, banuese në Korçë, ka bërë kallëzim se para 10 ditëve, me vajzën e saj te mitur (7 vjeçe) dyshon se mos është abuzuar seksualisht, por s’ka kallëzuar asnjë emër konkret. Po punohet për të sqaruar vërtetësinë e këtij kallëzimi dhe të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë. Neni 100 i Kodit Penal

Temat
LajmeRajon

Të afërta