Morata befason me deklaratën për Shqipërinë

Alvaro Morata ka thënë se ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Italisë do të jenë më të vështirat për Spanjën.

Alvaro Morata ka deklaruar se ndeshjet në udhëtim ndaj Shqipërisë dhe Italisë do të jenë më të vështirat për Spanjën, në kualifikime për Kampionatin botëror 2018.

“Ndeshjet që do të luajmë jashtë ndaj Shqipërisë dhe Italisë janë më të vështirat që kemi në grup dhe duhen fituar me patjetër”, u shpreh Morata në një intervistë për gazetën spanjolle “AS”.

Ndeshja Shqipëri-Spanjë do të luhet në datën 9 tetor të këtij viti.

Shqipëria ndodhet në grupin G të eliminatoreve të Botërorit 2018, së bashku me Spanjën, Italinë, Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshtejnin.

Temat
BotëSport

Të afërta