Merkel: Situata me migrantët në Gjermani është më e mirë se para një viti

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se Gjermania ka shënuar një përparim të dukshëm në periudhën e fundit 12 mujore për sa i përket qindra mijëra refugjatëve të cilët kanë mbërritur në atë shtet gjatë vitit 2015, për të shtuar se ka akoma për t’u bërë në këtë drejtim.

Në një fjalim të saj në Parlamentin gjerman, Merkel theksoi se qeveria ka përshpejtuar masat për integrimin e emigrantëve për çka ka rritur fondet shkollore ndërkohë që ka bashkëpunuar me qytetet dhe shtetet federale në gjetjen e zgjidhjeve.

“Sot situata me emigrantët është shumë më e mirë se që ishte para një viti, por mbetet shumë punë për t’u bërë”, theksoi Merkel.

Kancelarja gjermane thekson mes tjerash se Gjermania është duke përmirësuar mekanizmat për procesuim të shpejtë të emigrantëvë të cilët kanë gjasa të vogla për marrje të azilit.

Temat
BotëLajme

Të afërta