Mendoi se ishte kukull, godet në fytyrë foshnjën (Foto)

Policia angleze ka arrestuar një 63 vjeçar i cili goditi me grusht në fytyrë një foshnjë të porsalindur në mes të një supermarketi.

Vogëlushja pesë ditëshe, Elsie Ducker, ishte në karrocën e saj kur agresori dëgjoi miqtë e familjes të thonin “Hajde dhe shikoje këtë fëmijë të bukur”.

Teksa nëna pa të gjithë skenën e shokuar, burri sulmoi foshnjën e cila më pas shpërtheu në lot.

Më pas ai tha se mendoi se fëmija nuk ishte e vërtetë por kukull. Ajo është dërguar më pas në spitalin Wythenshawe të Manchesterit ku edhe u trajtua për shtatë orë pas goditjes me grusht.

“Nuk mund ta besoj. Ishte hera e parë që e nxorra Elsie jashtë shtëpisë që kur lindi.Tani kam shumë frikë të dal me të” – u shpreh mamaja e vogëlushes, Amy Duckers për Daily Mail.

37FB6C4600000578-0-image-a-27_1473192914695

37FC850900000578-0-image-a-65_1473194737506-636x356

37FB95F700000578-3776763-image-m-44_1473193550718

Temat
Fun

Të afërta