Mbyllen pesë ndeshje në Superligë, rezultate të papritura

Sot janë zhvilluar pesë ndeshje të Vala Superligës, në kuadër të xhiros së tretë.

Prishtina ka vazhduar me fitore duke e demoluar Hajvalinë 3:0, ndërsa Besa ka marrë një barazim të vlefshëm në Skenderaj ndaj Drenicës, 1:1.

Në ndeshjet tjera, Llapi ka mundur Dritën 1:0 në Gjilan, Gjilani ka fituar në Ferizaj ndaj kësaj skuadre 2:1, ndërsa Liria ka triumfuar në Mitrovicë ndaj Trepçës 4:1.

Nesër zhvillohet takimi mes Feronikelit dhe Trepçës ’89.

Rezultatet komplete:

Prishtina-Hajvalia 3:0

Drenica-Besa 1:1

Llapi-Drita 0:1

Trepça-Liria 1:3

Ferizaj-Gjilani 1:2

Temat
SportVend

Të afërta