Matoshi i përgjigjet Bushatit: Na lini rehat në lirinë tonë!

Një deklarim i Visar Ymerit në Facebook, ku ai uroi vetëm ekipin kombëtar shqiptar të futbollit për ndeshjen me Maqedoninë, ka marrë sharje e fyerje të rënda nga komentuesit. Kjo për faktin se të njëjtën ditë kur luajti edhe Kosova për herë të parë për kualfikimet e botërorit me Finlandën, Ymeri nuk e shkroi asnjë fjalë.

Komentuesit e shanë në mënyra të ndryshme,e ndër të tjera, i rikujtuan se është deputet i një partie me bazë në Kosovë, paguhet nga kosovarët dhe duhet të merret me punët e Kosovës.

Shumë komentues ia rikujtuan edhe vuajtjet e kosovarëve gjatë viteve të 90-ta e viteve të 2000-ta, kur shumë gjenerata sportistësh u shuan sepse nuk patën ku ta tregojnë talentin, raporton lajmi.net.

Por ndryshe nga Kosova, në Shqipëri nuk flasin shumë e s’lodhën tepër për këtë cështje. Zëra të vetëm që merren me këtë punë nëse kosovarët e mbështesin kmbëtaren ose jo janë disa gazetarë e intelektualë.

Një prej tyre është edhe Andi Bushati.

Në thelb, Bushati nuk është që Kosova të ketë vendine saj ën sport e gjithkund tjetër, por ai deklaron se kjo nuk e arsyeton askënd që të bëhet agresivë, të fyejnë e të shantazhojnë ata që mendojnë ndryshe.

Tek e fundit, Bushati deklaron se Vetëvendosje, e ka në filozofinë e saj bashkimin kombëtar dhe nuk duhet gjykuar përse lideri i saj deklarohet në këtë mënyrë.

“Ndoshta edhe në Prishtinë, po formohet ai arketipi “izolatrikut” që përshkruan aq bukur Blushi në librin e tij “Hëna e Shqipërisë”. Ai personazhi që e sheh atdheun jo më larg se dera e presidencës, ministrisë, medias apo biznesit të vet”, shkruan Bushati, raporton lajmi.net.

“Janë pikërisht këta lloje “izolatrikësh” kosovarë që po përpiqen të luajnë me simbolet e mëdha për qëllimet e tyre meskine”, thotë ai.

“Vetëm një mendje e ngushte dhe një interesi i vogël si i tyri, mund të arrijë deri në absurd: të nisë kryqëzatë ndaj Visar Ymerit dhe mbështetësve të tij, për faktin e thjeshtë se duan të vazhdojnë të përkrahin kombëtaren dhe të valvisin në stadium vetëm flamurin e saj”.

Por ndaj këtij opinioni ka reaguar publicisti nga Prishtina, Halil Matoshi, i njohur për qëndrimin e tij për krijimin e kombit kosovar.

Matoshi në llogarinë e tij në Facebook, i ka kërkuar kolegut nga Tirana që: “Na lini rehat në lirinë tonë!”.

“Bushati dhe ‘bllokmena’ e bij bllokmenash në Tiranë, kur ishte Kosova nën pushtimin serb s’kanë guxu me çel gojën për Kosovën dardane, se i kishin hanger n”Burrel 15 -20 n’kajmak”, shkruan Matoshi.

“E tash, kur Kosova u çliru në aleancen e kosoavreve me NATO-n, e kanë ba gojën qorape leshi!”.

Matoshi deklaron se këtyre ‘bllokmenave’, duke aluduar në disa persona të elitës në Shqipëri, që jeën e bëjnë rreth Bllokut në Tiranë, “po i pengon që Kosova doli nga fyti i “ujkut të stepave” dhe u ba e barabartë si tana kombet e lira të botës…”.

Madje Matoshi ngre një paralele. “Serbet thonë ende: “Kosova – krahina jugore e Serbisë”.
“Ndersa disa shqiptarë, si neoenveristat e VV-së (e ndër ta edhe nji Bushatli) po thonë: “Kosova krahinë e Shqipnisë”:, deklaron publicisti Matoshi, sipas të cilit, ata vazhdojnë të fyejnë atdheun e vetëm të kosovarëve, sepse po e ndjejnë tek frynë uragani i quajtur Republika e Kosovës!
“A ban gra e burra me na lanë rahat në lirinë dhe hallet tona?”, pyet dhe kërkon publicisti Halil Matoshi.

Temat
Vend

Të afërta