Komuna e Prishtinës e nënshkruan kontratën me IVECO-n, autobusët vijnë për 90 ditë

Është nënshkruar kontrata në mes të kompanisë IVECO dhe Komunës së Prishtinës për furnizim me 51 autobus të rinj të cilët sipas zyrtarëve të komunës, do të funksionalizohen brenda 90 ditëve.

Komuna e Prishtinës më në fund e nënshkroi kontratën me kompaninë IVECO për furnizim me 51 autobusë të rinj. ‘Iveco Czech Republic, a.s.’ është shpallur fitues nga Komuna e Prishtinës për furnizim me autobusë të rinj për “Trafikun Urban”.

Autoritet komunale nuk kanë treguar emrat e ofertuesve tjerë, por dit me pare lajmi.net ka raportuar se nga katër ofertues, aq sa ka pasur për këtë tender, IVECO ka qenë e treta me çmimin më të shtrenjtë. Lajmi.net ka mësuar se kjo kompani është më e shtrenjtë se dy kompanitë tjera për rreth 1.1 milion euro.

Oferta e kompanisë IVECO ka qenë 5 milionë e 922 mijë euro. Ndërsa, oferta e ‘City Transport Group LTD;, ka qenë 4 milionë e 800 mijë euro. Kompania e cila ka ofertuar me çmimin e dytë më të ulët është kompania ‘Albimi Higer’, me 4 milionë e 900 mijë euro.

Me çmimin më të lartë ka qenë oferta e ‘Solaris Bus & Coaxh S. A.’, me 6 milionë e 600 mijë euro.

Temat
LajmeVend

Të afërta