Këta janë gazetarët që u bën këshilltarë politik të liderëve shtetëror

I keni njohur përmes televizori por nga ta keni lexuar edhe në gazeta. Gjatë raportimeve si gazetarë, kanë qenë kritik për punën e institucioneve shtetërore.

Por tash shumë prej tyre janë bërë pjesë e këtyre institucioneve duke kaluar nga gazetaria në politikë.

Shumë prej këshilltarëve politikë, që liderët shtetëror i kanë angazhuar rreth vetës, janë gazetarë.

Puna e tyre edhe tash lidhet më shumë me media pasi kryesisht janë të emruar këshilltarë për media.

Por a humbi gazetaria kosovare dhe fitoi politika me këto kalime?

Magazina sjell listen e emrave të gazetarëve që kaluan në politikë, kurse ju vlersojeni vet kush humbi e kush fitoi.

artani-300x192

Artan Behrami – këshilltar politik i presidentit të Kosovës
Ka punuar në “Gazeta Express” dhe televizionin “Klan Kosova”. La gazetarinë duke u bërë fillimisht këshilltar i Enver Hoxhajt gjatë kohës sa ishte ministër i Arsimit e më vonë edhe ministër i Jashtëm. Tash është këshilltar i presidentit Thaçi.

valmiri-300x300

Valmir Klaiqi-këshilltar politik i kryepralamentarit, Kadri Veseli
Ka punuar në gazetën “Lajm”, “Gazeta Express”, gazeta “Tribuna”, televizionin “Top Channel”. Ka dy muaj që punon si këshilltar politik i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

bashmiri-300x300

Bashmir Xhemaj-këshilltar politik i ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj
Ka qenë për një kohë të gjatë gazetar në KTV. Pas një pauze nga ky profesion, nisi angazhimin si këshilltar i ministrit të jashtëm Enver Hoxhaj në mandatin e kaluar dhe vazhdon edhe sot.

xeni-300x300

Shkelzen Dragaj – këshilltar i ministrit të Bujqësisë
Për një kohë punoi si gazetar në “Koha Ditore” e më pas në Infopress. Por ka vite që është emruar këshilltar i Memli Krasniqit, edhe gjatë kohës sa ai ishte ministër i Kultures por edhe tash si ministër i Bujqësisë.

drilon-300x300

Drilon Zogaj- drejtor i zyrës për Informim në Qeverinë e Kosovës
Ka punuar si gazetar në të përditshmen “Bota sot”, gazetën “Lajm” e më pas në “Zëri”. Kur la gazetarinë u angazhua në MPJ, por me të ardhur në Qeveri, Isa Mustafa e mori afër vetes.

osaj-300x300

Asdren Osaj – Këshilltar i ministrit të Financave
Gazetarinë në mediat e shkruara e la prej se kaloi në Komunën e Prishtinës si zyrtar për informim në qeverisjen e Isa Mustafës. Aktualisht, Osaj është këshilltar politik i ministrit të Financave, Avdullah Hoti.

tinka-300x300

Tinka Kurti – zyrtare për informim në Vetëvendosje
Njihet për punën e saj si gazetare në KTV e më pas edhe ne portalin “Indeksonline”. Por më vonë Tinka la gazetarinë për të vazhduar punën në Vetëvendosje

Temat
Showbiz

Të afërta