Erdogan: Turqia e gatshme t’i ndihmojë ShBA-së për ta pushtuar Raqan

Turqia do të jetë e gatshme t’i bashkohet çfarëdo iniciative që propozohet nga Shtetet e Bashkuara për ta pushtuar bastionin e Shtetet Islamik (ISIS) në Siri.

Kështu ka thënë sot presidenti turk, Tayyip Erdogan.

Obama e kishte propozuar idenë për veprim të përbashkët me Turqinë për ta pushtuar Raqan gjatë bisedimeve që dy liderët kishin në samitin e G20 në Kinë.

“Obama dëshiron t’i bëjmë disa gjera së bashku sa i përket Raqas në veçanti,” tha Erdogan për gazetarë në aeroplanin e tij që arriti dje në mëngjes, duke iu referuar kryeqytetit de facto të Shtetit Islamik, Raqa.

“Ne e kemi theksuar se kjo nuk do të jetë problem për ne. Ne kemi thënë ‘lë të bashkohet ushtarët tonë, dhe çfarëdo që është e nevojshme, do të bëhet,” shtoi Erdogan.

Ai ka shtuar se ndonjë rol specifik i Turqisë do të varet në bisedime të më tejme

Temat
BotëLajme

Të afërta