“Deputetë e sotëm duhet ti marrin model atë të 1990-së”

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se Kushtetuat e miratuar në vitin 1990 ishte sinjal për Serbinë, se populli i Kosovës nuk do të ndalet deri në pavarësimin e vendit.

Lekaj në një deklaratë për media në 26 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, ka thënë se deputetët e asaj kohe duhet të jenë shembull për deputetët e sotëm për mbrojtjen e sovranitetit të vendit, përcjell lajmi.net.

“Kushtetuta e miratuar me 7 Shtator në Kaçanik, para 26 viteve kishte dhënë sinjalet e para së populli i Kosovës nuk do të ndalet asnjëherë deri në bërjen e Kosovës shtet të pavarur. Vullneti i deputetëve të atëhershëm, edhe përkundër represionit të Serbisë, për të pasur mëvetësinë e shtetit ka qenë frymëzim për gjeneratat që të mos ndalën deri në atë që u arrit në vitin 1999 (Çlirimi i Kosovës) dhe pastaj shpallja e shtetit të pavarur në vitin 2008”

“Me përulje për qëndresën e delegatëve të Kuvendit të Kaçanikut, dhe për hapin e tyre të guximshëm drejt vendosjes së themeleve të Kosovës si shtet”.

“Ne, deputetët e sotëm, duhet t’i marrim si model deputetët e asaj kohë, për mbrojtjen e qenies së shtetit, integritetit e pacenueshmërisë së Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Temat
LajmeVend

Të afërta