Çiro Blazevic: Kroacia nuk do të kalojë mirë me Kosovën

Ish trajneri i njohur kroat, Çiro Blazevic ka paralajmëruar Kroacinë se nuk do të ketë punë të lehtë në ndeshjen kundër Kosovës.

Ciro Blazevic ka paralajmëruar Kroacinë se nuk do të ketë punë të lehtë në ndeshjen kundër Kosovës.

Kroacia barazoi 1:1 kundër Turqisë, njësoj sikurse Kosova ndaj Finlandës në ndeshjet e tyre të para në Grupin I të eliminatoreve për “Kampionatin botëror 2018”.

Andaj, Blazevic ka bërë thirrje për përmirësime tek skuadra e Kroacisë.

“Pas një muaji zhvillojmë ndeshjen e parë në udhëtim, në Shkodër kundër Kosovës”, deklaroi Blazevic.

“Me një formacion të tillë dhe një mënyrë të tillë të udhëheqjes së ekipit, nuk do të kalojmë mirë”, u shpreh ai.

19-49-650x358

Temat
BotëSport

Të afërta