Aksidenti tragjik i shoferit të Putinit, komplot i shërbimeve sekrete?

Shoferi i preferuar i Presidentit të Rusisë Vladimir Putin humbi jetën në një aksident tragjik pasi makina që ai drejtonte, BMW-ja presidenciale u përplas me një Mercedes.

Shoferi me mbi 40 vjet eksperiencë mbeti i vdekur në vend, ndërsa policia ruse thotë se ka nisur hetimet, por pa dhënë detaje të hollësishme.

Tashmë kanë nisur aludimet se aksidenti i shoferit të Presidentit Putin është bërë nga agjentët sekretë të vendeve perëndimore që veprojnë brenda Moskës. Këto spekulime thonë se bëhet fjalë për një komplot anglo-amerikan, që kanë organizuar aksidentin e makinës presidenciale ruse.

Sipas faqes në internet “AAA cabal”, kjo bëhet për shkak se shërbimet e huaja sekrete duan të marrin nën kontroll burimet natyrore të Rusisë; gazin, naftën, arin dhe uraniumin.

Presidenti Vladimir Putin nuk ka qenë në makinë kur ndodhi aksidenti, që rezultoi fatal për shoferin e tij të preferuar.

Temat
BotëLajme

Të afërta