AAK : Takohemi me Mustafën nëse ka qëllime të mira për demarkacionin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dhënë shenja se do të marr pjesë në takimin e paralajmëruar nga kryeministri Mustafa, me partitë opozitare për të diskutuar për demarkacionin.

Por zyrtarë të kësaj partie ka thënë se duhet parë qëllimet që ka kryeministri Mustafa.

Kryeministri Mustafa ka thënë sot se do t’u dërgojë ftesë partive opozitare ftesë për të diskutuar dilemat për demarkacionin me Malin e Zi.

Muharrem Nitaj anëtarë i kryesisë dhe zëdhnës i AAK-së ka thënë për lajmi.net, se nëse qëllimi i këtij takimi është për të diskutuar për lëshimet që janë bërë nga kjo marrëveshje përgjigjeja do të jetë pozitive.

“Nëse kryeministri Mustafa e ka si çasje edhe një takim sa për ta kamufluar shenjëimin e dëmshëm dhe jo korret të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi një përpjekje e tillë nuk do të realizohet”

“Por nëse kryeministri Isa Mustafa pas kaq kohësh e ka kuptuar se versioni aktual i kufirit me Malin e Zi që është prodhuar nga Komisioni Shtetëror është gabim dhe ka një gadishmëri që ky version të rregullohet unë besoj që përgjigjeja do të jetë pozitive”, ka thënë Nitaj.

Ai ka thënë poashtu, se është për keqëardhje se si kryeministrit i është dashur më shumë se një vit, e pas shumë problemeve që janë krijuar nga kjo marrëveshje, të mendojë për një ftesë të tillë partive opozitare e në këtë rast edhe AAK-së si sponzorizuese e këtij kundërshtimi.

Me kërkesë të kryeministrit Isa Mustafa me 1 shtator është tërhequr nga rendi i ditës së Kuvendit, miratimi i Demarkacionit. Ai këtë e ka arsyetuar me kushtëzimet e bëra nga Lista Serbe e cila nuk ishte në atë seancë.

Temat
LajmeVend

Të afërta