Zvicra e shqiptarëve gjunjëzon Kampionët e Evropës (Video)

Zvicra e ka nisur me fitoren rrugëtimin për Kampionatin Botëror.

Helvetikët në Basel kanë gjunjëzuar kampionët e rinj të Evropës, Portugalinë, duke e mundur 2:0.

Embolo në minutën e 24’ dhe Admir Mehmedi me një supergol në minutën e 30’, shënuan për fitoren e Zvicrës.

Zvicra këtë ndeshje e nisi me katër shqiptarë, me Granit Xhakën, Valon Behramin, Admir Mehmedin dhe Blerim Xhemailin.

Temat
BotëSport

Të afërta