Vokrri: Kosova vitin e ardhshëm i zhvillon ndeshjet në Prishtinë

Përfaqësuesja e Kosovës shumë shpejtë mund t’i zhvillojë ndeshjet në Prishtinë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar kreu i FFK-së, Fadil Vokrri.

Ai në emisionin Zona B, ka deklaruar se nëse gjithçka shkon mirë me punimet në stadiumin e Prishtinës, Përfaqësueses së Kosovës i bie që vetëm dy ndeshje t’i zhvillojë jashtë vendit.

Sipas tij, vetëm ndeshjen me Kroacinë dhe Islandën do të luhen në Shkodër, dhe ndeshja e parë kualifikuese që luhet në Prishtinë për Përfaqësuesen e Kosovës, do të jetë ajo me Turqinë më 11 qershor të vitit të ardhshëm.

sskssk-650x358

Temat
SportVend

Të afërta