Vazhdojnë përçarjet në PD, thirret një tjetër mbledhje e Këshillit Drejtues

Kryesia e Partisë së Drejtësisë në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që më 17 shtator të mbledhë Këshillin Drejtues të Partisë, siç thonë ata me qëllim të adresimit sa më të drejtë të problemeve dhe gjetjes së zgjidhjeve më të mira politike që do të mundësojnë zhvillimin dhe forcimin e mëtutjeshëm të PD-së.

PD nëpërmjet një komunikate thotë se kryesia shqyrtoi situatën e krijuar me kërkesën e një numri të anëtarëve të Këshillit Drejtues për thirrje të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Partisë.

“Kryesia i vlerësoi aktivitetet përkitazi me këtë çështje si jo-statutore dhe të jashtëligjshme pa efekt juridik dhe politik për veprimin e saj, duke shprehë njëkohësisht gatishmërinë për hapjen e debatit përmbajtjesor brenda-partiak për të gjitha çështjet relevante. Në këtë drejtim, në një afat sa më të shkurtër do të vizitohen të gjitha kryesitë e degëve në funksion të sqarimit të çështjeve të ngritura dhe sigurimit të unitetit të plotë në veprimin politik”, thuhet në komunikatë.

Në këtë mbledhje, Kryesia e PD-së vendosi që më 17 shtator të mbledhë Këshillin Drejtues të Partisë me qëllim të adresimit sa më të drejtë të problemeve dhe gjetjes së zgjidhjeve më të mira politike që do të mundësojnë zhvillimin dhe forcimin e mëtutjeshëm të PD-së.

Temat
LajmeVend

Të afërta