Shtëpia e Bardhë: Obama mund të bisedojë jo formalisht me presidentin filipinas Duterte

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, mund të bisedojë jo formalisht me homologun e tij filipinas, Rodrigo Duterte, por nuk pritet të mbajë ndonjë takim dypalësh me të gjatë samitit në Laos.

Kështu ka njoftuar sot Shtëpia e Bardhë.

“Ai ka tendencë për të bashkëveprojë me të gjithë liderët në këto lloj ngjarjesh,” ka thënë për gazetarët zëvendës këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Ben Rhodes, duke iu referuar Obamas dhe vazhdimësisë në samitin e Azisë.

“Nuk do të prisja ndonjë takim dypalësh formal, por mendoj se ai [Obama] do të ketë mundësi të bashkëveprojë me të [Duterte], si me çdo liderë tjetër,” shtoi ai.

Temat
BotëLajme

Të afërta