Shefi i NATO’s Jens Stoltenberg do të vizitojë Turqinë për herë të parë që nga puçi

Sekretari gjeneral i NATO’s, Jens Stoltenberg, do të vizitojë Turqinë për herë të parë që nga tentim puçi i dhunshëm që goditi anëtarin e rëndësishëm të aleancës në korrik të këtij viti.

NATO ka njoftuar sot përmes një komunikate për media se Stoltenberg do të vizitojë Ankaranë, kryeqytetin turk, të enjten dhe premten, përcjell Express.

Gjatë vizitës, ai do të takohet me presidentin turk, Tayyip Erdogan, kryeministrin Binali Yildirim, ministrin e Punëve të Jashtme Mevlut Cavusoglu, ministrin e Mbrojtjes Fikri Isik dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Mbi 270 njerëz kanë vdekur në tentim puçin e dështuar të 15 korrikut, ndërsa zhvillimet që nga ajo kohë i kanë tensionuar marrëdhëniet mes Turqisë dhe shumë aleatëve të NATO’s

Temat
BotëLajme

Të afërta