Shaqiri ka një mesazh për Xhakën e Behramin, s’e përmend debutimin historik të Kosovës (Foto)

Xherdan Shaqiri u ka uruar shumë fat bashkëlojtarëve të tij për ndeshjen kundër Portugalisë
Ylli kosovar, Xherdan Shaqiri, i cili përfaqëson Zvicrën dhe ende nuk dihet nëse do të pranojë të luajë për Kosovën, ka qenë aktiv në rrjetet sociale pak minuta më parë.

Në postimin që ka bërë, Shaqiri ka hezituar të përmend pikën historike që mori Kosova ndaj Finlandës.

“Shumë fat për vëllezërit e mi sonte në ndeshjen ndaj Portugalisë”, ka shkruar Shaqiri në rrjetet sociale.

Zvicra dhe Portugalia do të përballen sonte nga ora 20:45, sfidë e vlefshme për grupin B, e cila zhvillohet në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’.

shaqiri_1473182561-8552063

Temat
BotëSport

Të afërta