Sadiku ka një mesazh për De Biasin

Armando Sadiku ka thënë se nuk ka rëndësi kush luan apo shënon gol, por vetëm që Shqipëria të arrijë rezultate pozitive.

Në një intervistë për Super Sport, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, e ka pranuar se dëshiron që gjithmonë të luajë. Por, ai ka shtuar se është trajneri ai që vendos dhe se më e rëndësishme për të është që Kombëtarja të marri rezultate pozitive.

Kujtojmë se Bekim Balaj dhe Armando Sadiku luftojnë kokë më kokë për një vend në formacionin e Gianni de Biasit, të cilët po ia vështirësojnë edhe më shumë mundësin e zgjedhjes, pasi dy lojtarët kanë shënuar në fitoren prej 2:1 ndaj Maqedonisë.

“Normal që çdo sulmues dëshiron që të luajë, por unë e respektoj vendimin e trajnerit. Çfarëdo që vendos ai, është në të mirën e Kombëtares. Nuk ka rëndësi kush shënon, unë apo Balaj, apo kush luan. Më e rëndësishmja është që Kombëtarja të arrijë sa më lartë, të marrë rezultate pozitive”, ka thënë ai.

Temat
RajonSport

Të afërta