Mustafa pas fitores së Shqipërisë: Dy gëzime brenda pak orësh

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i është gëzuar fitores së kombëtares shqiptare kundër Maqedonisë.
Sipas tij, një pikëshi i Kosovës kundër Finlandës dhe fitorja e Shqipërisë i kanë dhënë popullit shqiptar dy gëzime brenda pak orësh.

“Kombëtarja jonë na e solli gëzimin e dytë brenda pak orësh. Pas barazimit historik të Kosovës, Shqipëria realizoi një fitore emocionuese kundër fqinjëve tanë. Maqedonia tregoi lojë të mirë dhe sportivitet, por Kombëtarja Shqiptare dëshmoi fuqinë dhe zemrën e madhe që, përkundër kushteve që u krijuan, të fitojë me golin e bukur të Balajt. URIME të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, tha Mustafa.

Shqipëria mposhti sot Maqedoninë me rezultatin 2-1 në Shkodër. Ndeshja e mbrëmshme mes dy kombëtareve u ndërpre në minutën e 76-të për shkak të të reshurave të dendura të shiut, e cila u vendos të vazhdonte sot në orën 14:00.

Temat
SportVend

Të afërta