Mobilizohet një lagje e Shkupit shkaku i bombës 125-kilëshe

Një bombë aeroplani e kalibrit të madh është gjetur në Shkup, te lagjja Pripor, te Çimentorja, gjatë punimeve për zgjerimin e rrugës lokale, njoftoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Vlerësimet e para janë se bomba peshon rreth 125 kilogramë.

Hapësira rreth projektilit është shënuar dhe mbrojtur, janë lajmëruar të gjitha subjektet përreth që të largohen nga terreni, kurse në vend kanë dalë edhe ekipet kompetente të MPB-së.

bomba-ne-shkup_1473165460-9828346

Temat
LajmeRajon

Të afërta