Meta në 12 vjetorin e LSI: Me rëndësi është se ku do të jetë Shqipëria në 2017

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ditën e sotme 12-vjetorin e krijimit të saj.
Në këtë ditë të shënuar për këtë forca politike, kreu i saj, Ilir Meta ka folur për disa çështje.

Duke folur nga një aktivitet në një shkollë në zonën e ‘Farkës së Vogël”, Meta është shprehur se për LSI-në nuk ka rëndësi se më kë do bëjë koalicion në 2017, por a do të integrohet vendi në Bashkimin Europian.

“Shqipëria ka nevojë për bashkëpunim. Duhet të shkëlqejë Shqipëria duke i çuar në drejtimin pozitiv të gjithë shqiptarët këtu. Për LSI nuk ka rëndësi zgjedhjet, por ku do jetë Shqipëria pas zgjedhjeve të 2017.

LSI është e përqendruar në ecurinë e suksesshme të reformës në drejtësi, reformave të tjera që janë kyçe për integrimin dhe shpresojmë në një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian dhe vendet anëtare sesa rezultati i zgjedhjeve dhe ku do jetë çdo forcë politike”, tha Meta.

Ndërsa i pyetur nga gazetarët për lëvizje të mundshme të ministrave të LSI-së në qeveria, Meta është shprehur se nuk është ndonjë fatkeqësi të mos jesh ministër.

“Nuk është fatkeqësi të mos jesh ministër apo kryetar parlamenti, apo pozitë pushteti, fatkeqësi është të mos kesh bukë për fëmijët, një shtëpi, mundësi që të çosh në shkollë fëmijët, të jesh ministër e në pushtet është përgjegjësi”, deklaroi Meta.

Temat
LajmeRajon

Të afërta