Kuka: Mos e përzini sportin me politikë (Foto)

Driton Kuka, trajneri i Majlinda Kelmendit, u ka bërë thirrje që mos ta përziejnë sportin me politikë
Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë thirrje që mos ta përziejnë sportin me politikëAi mendon se falë sportit shqiptarët qëndron kryelartë para botës, përcjell Express.

Në vazhdim mund ta lexoni shkrimin e Kukës

Pavarësimi i Sportit të Kosovës vitet e 90 ishte një ndër shtyllat e rëndësishme të r rezistencës, vetëm ne që kemi qëndruar në Kosovë dhe kemi vepruar në ato kohëra e kuptojmë rëndësinë e pjesëmarrjes për shtetin tonë të ri në arenën ndërkombëtare.

Shumë dëshmor të Botës së sportit kanë dhënë jetën për liri e shumë të tjerë kanë mbrojt vendin edhe gjatë luftës e sot jetojnë dhe gëzojnë frytet e lirisë së fituar, liria ka pas çmim të shtrenjtë, pjesë të mirë të çmimit kanë paguar njerëzit e sportit ndër dekada!

Sportin mos e politizoni as mos e injoroni, fal sportit sot Bota shqiptare qëndron kryelartë, fal Sportit sot jemi kryefjala për pozitivitet në çdo instancë politike me nivel në Botë!

Sportistët e Kosovës e Shqipërisë, por edhe Shqiptar të tjerë anembanë Botës janë pjesa më e ndritshme e popullit tonë!

Temat
SportVend

Të afërta